Sport

Nadal apelon te tenistët që të vaksinohen

Rafael Nadal u bëri thirrje tenistëve që të vaksinohen në mënyrë që t'ia lehtësojnë jetën vetes në turnetë që do të marrin pjesë.

Spanjolli komentoi diskutimin për vaksinimin e tenistëve si kusht për të luajtur në turnetë ATP.

Arsyeja për gjithçka është sigurisht deportimi i Novak Gjokoviqit para Australian Open për shkak se ai nuk ishte i vaksinuar.

Kjo nisi një debat nëse Gjokoviq do të jetë në gjendje të luajë në turne të tjerë Grand Slam, por edhe në disa Masters, si në Madrid.

“Nuk më takon mua ta them këtë. Unë kam folur mjaft për këtë. Ne kemi qenë në një 'flluskë' për dy vjet. Kushtet janë shumë sfiduese. Nëse të gjithë do të vaksinoheshin, do të na lejonte të përmirësonim jetën tonë në turne, dhe më e rëndësishmja jetët tona jashtë turneut. Sigurisht, unë do të jem gjithmonë në favor të masave më të sigurta shëndetësore që ndihmojnë në shpëtimin e jetëve në këtë botë", deklaroi Nadal.