Sport

Çalik kujtohet me emocione nga tifozët dhe lojtarët e Konyasporit, komentatori qan

Mbrojtësi turk Ahmet Çalik u nda nga jeta javën e kaluar pas një aksidenti trafiku. Sot, skuadra ku bënte pjesë ai, Konayspor, luajti sfidën e parë që pas lajmit tragjik.

Qysh pa nisur ndeshja kundër Adana Demirsporit, emocionet ishin të mëdha nga tifozët në tribuna, por edhe bashkëlojtarët e tij.

Çalik fillimisht u përkujtua pak minuta para fillimit të ndeshjes me një video tejet emocionuese që u shfaq në ekranin e madh të stadiumit. Tifozët, bashkëlojtarët, por edhe komentatori nuk mund t’i rezistonin lotëve.

Konyaspori fitoi me rezultat minimal 1:0 ndeshjen, ndërsa goli iu dedikua Çalikit. Emocionet nuk mbaruan as pas përfundimit të ndeshjes.