Përfaqësuesja e Kamerunit është kualifikuar në një të tetën e finales të Kupës së Afrikës në futboll.
Të hënën, Kameruni luajti baras, 1:1, me Kepin e Gjelbër, rezultat që i mjaftoi për avancim si lider i grupit A. Kepi i Gjelbër ka ende shpresë për kualifikim. Mund të kalojë në raundin nokaut si një prej përfaqësueseve më të mira të vendit të tretë.
Vincent Aboubakar kaloi në epërsi Kamerunin në minutën e 39-të. Për Kepin e Gjelbër barazoi Garry Rodrigues në minutën e 53-të.
Kameruni e mbyll fazën e grupit si lider me shtatë pikë, derisa Kepi i Gjelbër ka katër pikë në vendin e tretë.