Sport

Roma refuzon ofertat për Kumbullën

Marash Kumbulla do të mbetet pjesë e Romës. Drejtuesit e klubit italian kanë vendosur ta mbajnë mbrojtësin shqiptar.

21-vjeçari së fundmi është lavdëruar edhe nga trajneri Jose Mourinho për paraqitjen në fitoren ndaj Cagliarit 1:0.

Për shërbimet e Kumbullës interesim kanë shprehur Fiorentina dhe Napoli.

Por krerët e klubit kryeqytetas do të refuzojnë të gjitha ofertat për qendërmbrojtësin.

Kumbulla ka kontratë me Romën deri në vitin 2025.