Portieri Hugo Lloris, do ta vazhdojë kontratën me Tottenhamin. Mediat në Angli shkruajnë se francezi shumë shpejt do të firmosë kontratën, e cila do ta mbajë atë edhe më gjatë te klubi nga Londra.
Marrëveshja aktuale i skadon në verën e këtij viti, por drejtuesit e Tottenhami janë të vendosur që t’i ofrojnë kontratë të re, duke mos lejuar largimin e tij si lojtar i lirë në fund të sezonit.
35-vjeçari është pjesë e Tottenhamit që nga viti 2012. Ai ishte transferuar nga Lyoni për 12.6 milionë euro.
Këtë sezon është paraqitur në 21 ndeshje me skuadrën angleze dhe ka arritur që të mbajë portën e paprekur në tetë takime.