Sport

Fernandesi pezullon bisedimet për kontratën e re

Descriptive Text

Mesfushori Bruno Fernandes i ka pezulluar bisedimet me drejtuesit e Manchester Unitedit për kontratën e re, bën të ditur “The Athletic”.

Portugezi ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2025, por Unitedi dëshiron t’i ofrojë kushte më të mira në mënyrë që ai mos të kërkojë largimin.

Edhe kërkesa e lojtarit është që të jetë në mesin e futbollistëve më të paguar në klub.

Aktualisht renditet si lojtari i dhjetë më i paguar me 180 mijë funte në javë.

Ardhja e Cristiano Ronaldos e ka lënë nën hije Fernandesin i cili shkëlqeu në sezonin e kaluar, duke qenë golashënuesi më i mirë i Unitedit.

Këtë edicion ka shënuar shtatë gola në Premier League, një më pak se Ronaldo që është shënuesi më i mirë i skuadrës angleze.