Axel Kei u bë lojtari më i ri në moshë në ligën MLS që nënshkruan kontratë profesionale me një skuadër në SHBA.
Kei nënshkroi kontratën e parë profesionale me 14 vjet e 15 ditë me skuadrën Real Salt Lake, duke e kaluar rekordin 18-vjeçar që u mbajt nga Freddy Adu, i cili kishte nënshkruar me D.C. United në vitin 2004 me 14 vjet e 168 ditë.
Në muajin tetor të vitit të shkuar, Kei u paraqit me skuadrën e rezervistëve të Real Salt Lake që quhet Real Monarchs. Ai luajti me 13 vjet, 8 muaj e 9 ditë. U bë sportisti më i ri që ka luajtur në ndonjë sport në skuadrat amerikane.
Axel Kei u lind në Bregun e Fildishtë. Ai u rrit në Brazil ku babai i tij luajti futboll profesionist.