Sport

Bielsa mohon largimin e Raphinhas

Descriptive Text

Marcelo Bielsa është i bundur se braziliani Raphinha do të mbetet pjesë e skuadrës Leedsit të paktën deri në fund të edicionit.

Trajneri argjentinas ka thënë se llogarit shumë në 25-vjeçarin që këtë edicion është një prej lojtarëve kryesor të ekipit.

Raphinha kohët e fundit është i lidhur me një largim të mundshëm nga Leedsi gjatë këtij muaji.

“Ai është një lojtar me cilësi të mëdha dhe këtë e ka treguar në Premier League. Sigurisht, që dëshira është që ai të vazhdojë të jetë pjesë e klubit”, deklaroi Bielsa.

Për reprezentuesin e Brazilit, interesim kanë shfaqur Liverpooli e Bayern Munichu. Braziliani ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024. Këtë sezon, ai ka shënuar tetë gola në 17 ndeshje kampionale.