Sport

Arteta pret transferime në janar

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka bërë të ditur se është në pritje të përforcimeve gjatë këtij muaji.

Tekniku spanjoll shpreson që në këtë afat kalimtar të arrijnë përforcime të duhura për të plotësuar skuadrën e tij.

“Në disa pozicione nuk kemi shumë zgjidhje dhe jemi duke e shikuar mënyrën sesi është duke funksionuar tregu. Nuk mund të them që jemi afër ndonjë nënshkrimi”, deklaroi Arteta.

Arsenali në Premier League është në pozitën e pestë në tabelë me 35 pikë të mbledhura pas 20 ndeshjeve të zhvilluara.