Armando Broja është konfirmuar si sulmuesi më i mirë shqiptar i momentit.
20-vjeçari ka dëshmuar se ka të ardhme të ndritur në Premier League, duke realizuar gol të bukur në fitoren 4:1 të Southamptonit ndaj Brentfordit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBroja golin e shënuar e festoi duke bërë shqiponjën me të dy duart.
Nga afër ndeshjen e ka përcjellur pronari i ri i Southamptonit, Dragan Sholak. Sholak bleu shumicën e aksioneve të klubit ditë më parë.
Ai është parë duke duartrokitur pas golave të shënuar nga skuadra e Southamptonit, ku Broja është i huazuar.
Sholak ka blerë 80 për qind të aksioneve të klubit anglez. Raportohet se blerja e aksioneve i ka kushtuar 100 milionë funte.