Tottenhami po kërkon të përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas mediave angleze trajneri, Antonio Conte dhe drejtori sportiv, Fabio Paratici janë duke monitoruar dy lojtarë të Juventusit.
Londinezët do të tentojnë të transferojnë mesfushorin Weston McKennie dhe sulmuesin e krahut, Dejan Kulusevskin.
Të dy lojtarët nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit, Massimilano Allegri.
Tottenhami thuhet se mund të ofrojë së paku 70 milionë euro për dyshen.