Sport

Hull City interesohet për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi

Ekipi i Kategorisë së Dytë të Anglisë, Hull City, është duke u interesuar për shërbimet e yllit kosovar Vedat Muriqi, raporton “Hull Live”.

Hull City pritet të bëhet me pronarë të rinj, ndërsa po shikohet për përforcime në sulm.

Hull City ka realizuar vetëm 20 gola këtë edicion dhe e ka sulmuesin e Lazios, Muriqi, në listën e dëshirave.

Muriqi 27-vjeçar ka pasur vështirësi të sigurojë minutazhë te Lazio, që nga transferimi verën e kaluar. Ai është i hapur për transferim në Angli. Muriqi ka kontratë me Lazion deri në verën e vitit 2025.