Thomas Strakosha nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.
Portieri i Lazios është përfolur se mund të largohet nga kryeqytetasit në janar, pasi është i pakënaqur me situatën e tij në skuadër. Portieri shqiptar nuk ka vazhduar ende kontratën e cila i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
Ai ka nisur bisedimet por nuk ka gjetur ende marrëveshjen. Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Udinese. Drejtuesit e skuadrës së Udineses do t’i ofrojnë shërbimet e portierit Stryger-Larsen për Strakoshën.
Për portierin 26-vjeçar, interesim ka shprehur edhe Newcastle.