Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc ka bërë të ditur se Real Madridi është interesuar për sulmuesin, Erling Haaland.
“E ardhmja e Haalandit? E di që top klubet evropiane e duan, sidomos Real Madridi. Interesimi i madh nga Madridi është i konfirmuar. Mendoj se liga spanjolle do t’i përshtatet më mirë se ajo angleze. Në përgjithësi shpresoj që qëndron me ne”, deklaroi Zorc.
Për talentin norvegjez interesim kanë shprehur edhe PSG-ja, Barcelona, Chelsea dhe Manchester Unitedi.
Dortmundi për ta liruar Haalandin po kërkon mbi 100 milionë euro.