Sport

Dybala pranon të mbetet të Juventusi

Pauolo Dybala po vazhdon bisedimet me Juventusin për vazhdimin e kontratës. Mediat italiane kanë raportuar se sulmuesi argjentinas ka shprehur gatishmërinë të mbetet në Torino.

Juventusi i ka ofruar rritje të dukshme të pagës sulmuesit në kontratën e re trevjeçare.

Me kontratën e re, Dybala do të mbetet te Juventusi deri në verën e vitit 2025.

28-vjeçari në 17 ndeshje ka realizuar tetë gola dhe ka bërë katër asistime. Dybala është pjesë e Juventusit që nga viti 2015 kur u transferua nga Palermo.