Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni vazhdon me fitore, Bochumi ndal Dortmundin

Bayern Munichu ka vazhduar me fitore në Bundesliga. Të shtunën në shtëpi kampioni në fuqi mposhti me vështirësi Mainzin 2:1.

Me këtë fitore “bavarezët” vazhdojnë të mbajnë pozitën e parë në elitën e futbollit gjerman.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e parë ishin mysafirët që gjetën golin. Ishte Karim Onisiwo që në minutën e 22-të kaloi në epërsi Mainzin prej 1:0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë vendasit barazuan në minutën e 53-të me Kinglsey Coman për 1:1.

Golin e fitores për nikoqirët e shënoi Jamal Musiala. Talenti gjerman realizoi në minutën e 74-t për 2:1.

Pas kësaj fitoreje Bayerni është lider me 37 pikë, derisa Mainz ka 21 sosh.

Në ndeshjen tjetër, Bochumi ka arritur të marrë një pikë ndaj Borussia Dortmundit, duke luajtur baras 1:1.

Me këtë barazim skuadra e Dortmundit ka bërë një hap prapa në luftë për titull të kampionit.

Në pjesë e parë ishin vendasit që realizuan të parët.

Ishte Sebastian Polte që realizoi në minutën e 40 për 1:0. Një pikë në këtë duel Dortmundit ia siguroi Julian Brandt. Ai shënoi në minutën e 85-të pas asistimit të Erling Haalandit.

Pas këtij barazimi Dortmundi ka 31 pikë, derisa Bochumi 20.