Qendërmbrojtësi francez Samuel Umtiti ka gjasa të mëdha që t’i bashkohet skuadrës së Milanit në afatin kalimtar të janarit.
Milani është i gatshëm t’i ofrojë kontratë Umtitit, i cili po shihet si zëvendësim i duhur për Simon Kjaerin që është i detyruar të pauzojë të paktën për gjashtë muaj shkaku i lëndimit të ligamenteve të gjurit.
Umtiti te Milani mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi Barcelona është e gatshme t’ia shkëkupsë kontratën francezit që nuk bën pjesë në planet e klubit.
Umtiti 28-vjeçar këtë sezon nuk e ka asnjë paraqitje me Barcelonën, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2023.