Pas përfaqësueses U17, edhe Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll i ka mësuar kundërshtarët për Evropianin e vitit 2023.
“Euro 2023” do të organizohet në Maltë, ndërsa “Dardanët” e rinj do të jenë pjesë e Grupit 3. Në grupin ku bën pjesë Kosova janë edhe Ukraina, Suedia dhe Qipro.
Si nikoqir i Grupit 3 do të jetë Suedia. Këto ballafaqime do të luhen më 17, 20 dhe 23 nëntor të vitit të ardhshëm.
Në secilin grup, dy të parat kalojnë tutje dhe kualifikohen në “Elite Round”. Kalimin në këtë fazë të grupit do ta ketë edhe skuadra e tretë më e mirë nga 13-të grupet e fazës eliminatore.