Sport

Derbi Shkupi – Shkëndija përfundon baras

Derbi i dy klubeve shqiptare në mes të Shkupit dhe Shkëndijës ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1:1.

Kjo përballje është zhvilluar të mërkurën ën stadiumin e Çairit, ndërsa i takoi xhiros së 17-të të elitës së futbollit maqedonas.

Me këtë barazim, Shkupi është konfirmuar kampion i stinorit vjeshtor me 39 pikë, ndërsa shkëndija ka tetë pikë më pak në vendin e tretë.

Akademija Pandev është në vendin e dytë me 32 pikë.