1 perditesime
22:51

Real Madridi mposht Interin dhe kalon tutje si lider i grupit

Real Madridi e ka fituar duelin kundër Interit 2:0 për tu konfirmuar lider i Grupit D të Ligës së Kampionëve.

Skuadra spanjoll e mbyll fazën e grupit me 15 pikë. Golat e fitores i shënuan Toni Kroos (13’) dhe Marco Asensio (79’). Goli i pari i realizuar nga Kross, ishte i njëmijti për Realin në garat evropiane.

Interi luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 64-t, pas përjashtimit të Nocolo Barrelas.

Interi kualifikohet në fazën tjetër nga pozita e dytë me 12 pikë të mbledhura.

https://streamwo.com/file/61afd1731421d

21:31

Real Madridi, njëmijë gola në garat evropiane

Real Madridi ka prekur një shifër magjike.

Klubi spanjoll është bërë i pari që shënon njëmijë gola në garat evropiane.

Golin e njëmijtë e shënoi gjermani Toni Kroos në ndeshjen kundër Interit, në kuadër të Grupit D të Ligës së Kampionëve.