Reprezentuesi i SHBA-së, sulmuesi Ricardo Pepi në janar do të largohet nga futbolli amerikan për ta vazhduar karrierën në Evropë. Bëhet e ditur se skuadra aktuale e 18-vjeçarit, ka marrë ofertë prej 12 milionë eurosh dhe është pajtuar ta lë të lirë Pepin.
Thuhet se Pepi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në La Liga, tek Atletico Madridi. Pepi ka kontratë me Dallasin deri në fund të vitit 2026 kurse këtë edicion ka shpërthyer në MLS me 13 gola të shënuar.
Ai ka shënuar edhe tre gola në gjashtë ndeshje me fanellën e Përfaqësueses së SHBA-së.