Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, është arrestuar për krime të dyshuara financiare që nuk përfshijnë klubin, sipas Ansa.
Ferrero është dërguar në burg mëngjesin e sotëm, ndërsa pesë persona të tjerë janë vënë në arrest shtëpie.
Guardia di Finanza arrestoi Ferreron për krime të dyshuara korporative dhe falimentim në një hetim të kryer nga prokurori Publik Paola në rajonin e Kalabrisë.
Ferrero e bleu Sampdorian në qershor të vitit 2014 nga familja Garrone.
Ai dha një intervistë për gazetën La Repubblica dy ditë më parë, duke thënë se ishte ‘i lodhur’ dhe po kërkon investitorë që mund ta blejnë klubin.
“Pas tetë vitesh sakrificë, pasion, punë të palodhur, por edhe sulme e akuza personale, filloj të lodhem”, tha ai.
“Unë do të vazhdoj të bëj më të mirën për Sampdorian, por nëse ka blerës të gatshëm për të blerë klubin, ju lutem m’i prezantoni ata, unë jam gati t'i dëgjoj, me kusht që t'i japin vlerën e duhur klubit”, përfundoi ai.