Sport

Benzema mungon ndaj Interit

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, do të mungojë në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Championsit ndaj Interit.

Stafi mjekësor i klubit madrilen ka bërë të ditur se lëndimi që francezi e ka pësuar nuk është serioz, por Benzema nuk do të aktivizohet në duelin e së martës.

Sulmuesi francez ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë.

Ndeshja Real Madrid – Inter do të jetë e fundit në grupin D. Ky takim do të vendosë për pozitën e parë në grup.