Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka thënë se skuadra e tij ka merituar fitoren në përballje kundër Llapit.
Ai ka përgëzuar futbollistët për angazhimin në kundër llapjanëve, ndeshje që u mbyll të dielën pa gola në Klinë.
“Duke pasur parasysh rastet e krijuara, Dukagjini la dy pikë. Kundërshtari nuk na rrezikoi asnjë moment. Kishim mungesa në ekipin bazë, ndërsa kemi qenë të mangët në bankë. Përgëzoj lojtarët për angazhimin, ndërsa neve na mbetet në ndeshjen e fundit për të marrë maksimumin e pikëve që në pushim të shkojmë me fitore dhe t’i analizojmë gjërat se ku kemi gabuar dhe ku mund të përmirësohemi”, ka thënë Dallku.