Sport

Interi kërkon ta mbajë Brozoviqin

Interi dëshiron ta mbajë mesfushorin Marcelo Brozoviq. Drejtuesit e klubit italian do t’i nisin bisedimet me lojtarin për ta bindur që të mbetet në skuadër.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit do t’i ofrojnë kontratë katër-vjeçare me pagë prej 5.5 milionë eurosh në sezon.

Me kontratë e re 29-vjeçari do të mbetet te Interi deri në vitin 2026.

Brozoviq është në vitin e fundit të kontratës me zikaltërit.

Kroati është pjesë e klubit të Interi që nga viti 2016 kur u transferua nga Dinamo Zagreb.