Sport

Mallorca me përmbysje befason Atleticon

Descriptive Text

Atletico Madridi është befasuar në të shtunën në shtëpi nga Mallorca, duke pësuar disfatë me rezultatin 2:1.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Diego Simeone e dominoi takimin, por shënoi vetëm një gol.

Të parët në epërsi kaluan nikoqirët në minutën e 68-të me Matheus Cunha, që shënoi për 1:0.

Por mysafirët arritën të barazonin rezultatin në minutën e 80-të me Franco Russo për 1:1.

Deri në fund futbollistët e Mallorcas shënuan edhe një herë. Ishte Takefusa Kubo që shënoi në kohën shtesë për 2:1.

Atletico është e katërta me 29 pikë, ndërsa Mallorca me 19 pikë renditet e 12-ta.