Sulmuesi Besart Berisha nuk është më pjesë e skuadrës së Prishtinës. Këtë e ka konfirmuar edhe kampionia në fuqi e Kosovës, të premten mbrëma nëpërmjet një njoftimi.
Prishtina dhe Berisha e kanë shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme. 36-vjeçari iu bashkua Prishtinës në fillim të muajit shtator si lojtar i lirë dhe firmosi kontratë deri në fund të sezonit.
Megjithatë, me fanellën e Prishtinës, ai ka regjistruar vetëm tri paraqitje.
“FC Prishtina njofton opinionin se e ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme kontratën me sulmuesin Besart Berisha. 36-vjeçari iu bashkua Prishtinës në fillim të shtatorit të këtij viti dhe firmosi kontratë deri në fund të edicionit. Ai me Prishtinën regjistroi vetëm tri paraqitje në Superligë. Berisha pritet që të largohet nga Kosova andaj klubi e mirëkupton dhe i dëshiron shëndet dhe suksese”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
KOHA raportoi se përveç Berishës, edhe mbrojtësi Krisi Vangjeli ka shkëputur kontratën me kryeqytetasit.