Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore bindëse në xhiron e 12 të Superligës së Kosovës në basketboll. Të mërkurën, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, Ylli ka triumfuar me shifrat 111:74 ndaj Dritës, në ndeshjen hapëse të kësaj xhiroje.
Me këtë fitore, Ylli është lider në tabelë me 22 pikë të mbledhura, ndërsa Drita mbetet e fundit me 12 pikë nga 12 humbje. Po ashtu, mbetet ekipi i vetëm pa fitore në Superligë këtë edicion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHenrik Shirko debutoi me fanellën e Yllit në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai ka regjistruar “triple-double” me 24 pikë, 15 kërcime e 11 asistime dhe ishte më efikasi në këtë fitore. Erjon Kastrati pati 22 pikë, ndërsa pikë dyshifrore te Ylli, realizuan edhe Gëzim Morina (14), Ardit Pepaj (13) e Cameron Williams (13). Në anën tjetër, te Drita më të dalluarit ishin amerikanët Marcus Mayers (24) e Isiah Jonson (21).