Sport

Ndonëse me një lojtar më shumë, Norwichi merr vetëm një pikë ndaj Newcastlet

Norwich City ka barazuar 1:1 në udhëtim me Newcastle Unitedin, ndonëse prej minutës së nëntë ka luajtur me një lojtar më shumë në fushë.

Ndeshja e së martës mbrëma i ka takuar xhiros së 14-të të Premier Leagues. Milot Rashica nuk ishte fare i përfshirë te Norwichi për shkak të një lëndimi të ijëve. Në fakt ai është pritur që të jetë në formacionin bazë.

Ciaran Clark, mbrojtësi i Newcastle United, u përjashtua me të kuq në minutën e nëntë. Por Norwichi nuk përfitoi shumë nga ky fakt.

Callum Wilson realizoi penallti në minutën e 61-të për epërsinë 1:0 të Newcastle Unitedit.

Teemu Pukki barazoi shifrat në minutën e 79-të. Newcastle mbetet e fundit në tabelë me 7 pikë. Është skuadra e vetme pa fitore në Premier League. Norwichi renditet i 18-ti me 10 pikë.