Mesfushori kroat, Mario Pashaliq, ka shkëlqyer të martën mbrëma në fitoren e Atalantas.
Në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A, Atalanta fitoi 4:0 ndaj Venezias.
Tre prej golave i realizoi Pashaliq. Ai shënoi fillimisht në minutën e shtatë e më pas edhe në minutën e 12-të. Rezultatin 3:0 e vendosi Teun Koopmeiners, ndërsa golin e fundit kroati 26-vjeçar e realizoi në minutën e 67-të.
Berat Gjimshiti startoi në mbrojtjen e Atalantas dhe luajti deri në minutën e 90-të.
Me 31 pikë, Atalanta aktualisht renditet e katërta në Serie A të Italisë.
Venezia është e 16-ta me 15 pikë.