Sport

Xhemaili shënon gol në fitoren e thellë të Zvicrës

Riola Xhemaili ka dhënë kontribut me një gol në fitoren e thellë të Zvicrës në përballjen kundër Lituanisë me rezultatin 7:0.

Xhemaili shënoi golin e gjashtë të minutës së 40-të.

Kjo ndeshje u zhvillua të martën, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2023.

Xhemaili luajti deri në minutën e 66-të, ndërsa me këtë fitore Zvicra është forcuar në vendin e parë në Grupin G me 18 pikë.

Në vendin e dytë është Italia me 15 pikë.