Sport

Juventusi kthen interesimin për Jorginhon

Skuadra e Juventusit ka kthyer interesimin për Jorginhon. Skuadra italiane edhe në të kaluarën ishte e lidhur me një transferim të mesfushorit të Chelseat, i cili nuk u realizua.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit nga Torino i kanë bërë me dije lojtarit se synojnë ta rikthejnë në Serie A.

Jorginho është pjesë e Chelseat, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2023 dhe nuk ka nisur ende bisedimet për vazhdimin e kontratës.

29-vjeçari është pjesë e Chelseat që nga viti 2018 kur u transferua nga Napoli.