Futbollisti i Zuerichut, Blerim Xhemaili, ka tërhequr të hënën mbrëma shortin për Botërorin e klubeve.
Botërori 2021 për klube do të mbahet prej 3 deri më 12 shkurt të vitit të ardhshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shorti për garën që e organizon FIFA, është tërhequr në Zuerich, ndërsa Xhemaili ishte i ftuar për të përcaktuar çiftet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAl Jazira e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Auckland City e Zelandës së Re takohen në ndeshjen e parë, më 3 shkurt.
Al Hilali luan me fituesin e ndeshjes së parë, ndërsa ndeshja tjetër e raundit të dytë është mes Al Ahlyt dhe Monterreyt. Chelsea dhe Palmeirasi fillojnë prej gjysmëfinales.