Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, konfirmoi se Frederico Chiesa do të jetë jashtë fushës deri në janar shkaku i lëndimit të muskujve në ndeshjen kundër Atalantas.
Italiani 24-vjeçar edhe më herët këtë sezon ka pasur probleme me muskuj, ndërsa në 16 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar tri gola dhe ka asistuar tri herë.
Sulmuesi i Italisë me Juventusin ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. Ai ende nuk ka vendosur për vazhdimin e kontratës me “Zonjën e Vjetër”.