Sport

Curry thyen edhe një rekord të trepikëshave

Descriptive Text

Stephen Curry ka realizuar 33 pikë, prej tyre shtatë trepikësha ndërsa ka udhëhequr Golden State Warriorsin drejt fitores 105:90 ndaj LA Clippersit, në NBA.

Curry ka realizuar 105 trepikësha për 19 ndeshje këtë stinor. Duke e bërë këtë, ai ka thyer rekordin e vet si lojtari që ka arritur më së shpejti te 100 trepikësha në një stinor.

Golden State Warriors ka arritur fitoren e shtatë rresht, ndërsa ka bilancin më të mirë në NBA këtë edicion, prej 18 fitore e dy humbje.