Atletico Madridi ka shënuar fitoren e tetë në La Liga. Të dielën, Atletico në udhëtim ka mposhtur Cadizin me rezultat të thellë, 4:1.
Pjesa e parë u mbyll 0:0, derisa në 45 minutat e dytë u shënuan pesë gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThomas Lemar kaloi në avantazh Atleticon në minutën e 56-të. Antoine Griezmann shënoi golin e dytë për mysafirët. Në minutën e 76-të Angel Correa shënoi për 3:0.
Vendasit ngushtuan epërsinë në 3:1 në minutën e 86-të, pas autogolit të Jan Oblak.
Vetëm një minutë më vonë Matheus Cunha shënoi për rezultatin 4:1.
Pas kësaj fitoreje Atletico Madridi është në pozitën e tretë me 29 pikë, derisa Cazidi mban vendin e 17-të me 12 pikë.