Sport

Skuadra nga Serie A e dëshiron Kumbullën

 

Marash Kumbulla mund të largohet nga Roma. Mbrojtësi shqiptar nuk ka arritur të bind trajnerin, Jose Mourinho, që nuk llogarit shumë në shërbimet e tij.

Interesim për Kumbullën ka shprehur skuadra e Torinos. Klubi italian po synon ta huazojë 21-vjeçarin gjatë janarit me mundësi blerjeje në fund të edicionit.