Llapi dhe Gjilani i ndajnë pikët

Llapi dhe Gjilani i ndajnë pikët
Llapi dhe Gjilani kanë luajtur baras 0:0, në derbin e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Dueli i zhvilluar të dielën në Merdarë të Podujevës, është karakterizuar me lojë të kujdesshme nga të dyja ekipet. Terreni i papërshtatshëm, ka bërë që të ketë pak raste shënimi.
Ky ishte barazimi i katërt këtë edicion për Llapin dhe i pari pas katër fitoreve rresht. Me 25 pikë, llapjanët renditen në vendin e tretë.
Ndërkaq, Gjilani regjistroi barazimin e tetë në këtë kampionat. Ky barazim e ka zbritur Gjilanin në vendin e dytë me 29 pikë.
Derbi nuk jep gola në pjesën e parë
Llapi e Gjilani po përballen në Merdarë në derbin e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ndonëse loja ishte e hapur, nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të takimit.
Dy skuadrat e kreut të tabelës po luajnë në fushën e keqe në stadiumin në Merdarë që jep pak mundësi për futboll të bukur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Volejboll, në Prishtinë do të luhen ndeshjet e fazës së dytë kualifikueses për Evropianin U17

City eliminon Arsenalin nga Kupa FA

Danimarka e Franca në finale të Botërorit

Leipzigu fiton dhe vazhdon serinë e jashtëzakonshme pa humbje

Vladi po shihet si shpëtimtar i Aaraut, sulmuesi synon kthimin te Kosova
Rënia e Loshajt, ushtron me rezervat e Cracovias

Trabzonspori vendos çmimin për Enis Bardhin

Union Berlini transferon mesfushorin e Tunizisë

“Copa America” do të luhet në SHBA

James e Antetokounmpo zgjidhen kapitenë për ndeshjen “All Star”

Austriakja Sorschag, krenare që do ta përfaqësojë Kosovën
