1 perditesime
14:56

Malisheva thellon krizën e Drenicës

Malisheva e ka mposhtur Drenicën me rezultatin 2:0, në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja u zhvillua sot në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Golin e parë për Malishevën e shënoi Muhamet Hyseni në kohën shtesë të pjesës së parë.

Hyseni u tregua i saktë nga 11 metra, ndërkohë penalltinë e fitoi Tervioll Stullqaku, i cili u ndal në zonë nga portieri Mikel Kaloshi. Penalltia akordua pas shikimit me VAR.

Drenica u mundua që të barazojë shifrat në pjesën e dytë, por nuk ia doli pavarësisht disa rasteve të mira.

Ndërkaq, në fund të ndeshjes, Ilir Mustafa realizoi golin e dytë dhe të fundit për malishevasit në këtë takim.

Kjo fitore e nxjerrë Malishevën nga zona e rrezikshme dhe tani renditet në vendin e shtatë me 18 pikë.

Ndërkaq, Drenica pësoi humbjen e pestë rresht në Superligë. Me 20 pikë zë vendin e gjashtë.

13:53

Malisheva në epërsi ndaj Drenicës

Malisheva ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Drenicës.

Është Muhamed Hyseni që ka shënuar në kohën shtesë. Ai ka realizuar penallti që është dhënë pas rishikimit të një situate të dyshimtë përmes sistemit VAR.

Kaloshi ndërhyri në Strumcakun, ndërsa arbitrit pas konsultimit me VAR tregoi në pikën e bardhë. Hyseni ishte i pagabueshëm dhe realizoi për 1:0. Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë e takimit të javës së 16-të të Superligës.