2 perditesime
14:58

Ballkani fiton ndaj Feronikelit

Ballkani ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Suhareka të dielën në Drenas ka mposhtur Feronikelin me rezultat të ngushtë, 1:0.

Ndeshja i takoi xhiros së 16-të të Superligës në futboll.

Golin e tri pikëve për Ballkanin e shënoi sulmuesi Theophilus Solomon. Ai realizoi në minutën e 25-të, që mjaftoj për të arkëtuar pikët e plota.

Për Feronikelin kjo ishte humbja e shtatë radhazi në ligë.

Ballkani pas kësaj fitoreje ka 30 pikë, derisa Feronikeli 10 sosh.

13:54

Ballkani në epërsi pas pjesës së parë

Ballkani ka kaluar në epërsi në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Feronikelit. Pas 45 minutave lojë në takimin Feronikeli – Ballkani, rezultati është 1:0 në të mirë të suharekasve.

Theophilus Solomon ka shënuar golin e vetëm në minutën e 25-të.

Ndeshja i takon xhiros së 16-të të Superligës në futboll.

13:30

Ballkani në epërsi ndaj Feronikelit

Ballkani ka shënuar golin e epërsisë në udhëtim te Feronikeli.

Ishte sulmuesi Theophilus Solomon (25’) që realizoi pas asistimit në Nazmi Gripshit.