Sport

Pepe në shitje

Descriptive Text

Arsenali do ta shesë përfundimisht sulmuesin anësor, Nicolas Pepe.

Sipas “The Sun” trajneri i londinezëve, Mikel Arteta është i pakënaqur me paraqitjet e francezit.

Pepe ka humbur edhe vendin e titullarit duke luajtur vetëm shtatë ndeshje këtë edicion.

Drejtuesit e klubit londinez thuhet se janë të hapur për të shqyrtuar ofertat për 26-vjeçarin.

Pepe ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024. Ai u transferua në vitin 2019 nga Lille për 80 milionë euro.