Sport

Arsenali dhe Tottenhami pas Kulusevskit

Dejan Kulusevski do të largohet nga Juventusi. Sulmuesi i krahut nuk ka bindur trajnerin, Massimilano Allegeri dhe do të shitet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se interesim për suedezin kanë shprehur dy skuadra angleze.

Arsenali dhe Tottenhami janë në garë për t’i siguruar shërbimet e Kulusevskit.

Skuadra italiane për ta liruar lojtarin por kërkon rreth 40 milionë euro.

21-vjeçari këtë edicion 17 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar një gol.

Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025.