Ferran Torres i Manchester Cityt pritet t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës, kanë raportuar të premten mediat spanjolle “Marca” dhe “Mundo Deportivo”.
Barcelona është duke kërkuar përforcimin e skuadrës në fazën ofensive pavarësisht situatës së vështirë financiare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediat spanjolle thonë se marrëveshja mes lojtarit dhe klubit është arritur tashmë.
Torres ka konkurrencë të madhe te City në pozitën e tij. 21-vjeçari ka luajtur vetëm katër herë në Premier League këtë sezon, ndërsa te Barcelona, atij i është premtuar rol i rëndësishëm.
Vetë lojtari e ka informuar edhe klubin anglez se dëshiron të ndërrojë ambient.