Sergio Ramos është në pritje të debutimit me Paris Saint-Germanin. Mbrojtësi spanjoll ishte i grumbulluar në takimin e fundit ndaj Manchester Cityt në Champions League por nuk u inkuadrua në lojë.
Por debutimin e shumëpritur, mbrojtësi spanjoll do ta bëjë të dielën në ligën franceze në ndeshjen ndaj St. Etiennet.
35-vjeçari ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Ramos u transferua te PSG-ja gjatë verës si futbollist i lirë nga Real Madridi.