Sport

Roma fiton dhe kalon fazën e grupeve në Ligën e Konferencës

Roma e ka fituar duelin e xhiros së pestë përballë Zoryas.

Italianët të enjten në mbrëmje e fituan takimin e xhiros së pestë përballë ukrainasve me rezultatin e thellë, 4:0.

Me këtë fitore, Roma ka arkëtuar 10-të pikë në Grupin C dhe e lë prapa Zoryan e vendit të tretë në vetëm gjashtë pikë dhe eliminohet nga gara.

Roma dhe Bodo/Glimti do të luftojnë për pozitën e parë në tabelë. Që të dyja kanë kaluar në fazën nokaut të Ligës së Konferencës.

Golat për skuadrën e Romës i shënuan Carles Perez në minutën e 15-të kurse Nicolo Zaniolo e dyfishoi epërsinë në minutën e 33-të. Jordan Veretout e humbi mundësinë për golin e tretë pasi nuk shënoi nga penalltia.

Në pjesën e dytë, sulmuesi Tammy Abraham shënoi edhe dy gola tjerë për ta mbyllur dilemën e fituesit. Abraham shënoi në minutën e 46-të dhe të 75-të.

Te Roma titullar ishte mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, i cili e kompletoi ndeshjen.