Vedat Muriqi luajti nga minuta e 66-të në suksesin që Lazio e arriti në Ligën e Evropës.
Të enjten mbrëma në kuadër të xhiros së pestë në Grupin E, Lazio fitoi në udhëtim te Lokomotiva e Moskës me rezultatin 3:0, dhe e siguroi kalimin në fazën nokaut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCiro Immobile shënoi dy golat e para për skuadrën e vet, dhe që të dyja nga penalltia. Penalltinë e parë e realizoi në minutën e 56-të, ndërsa të dytën në minutën e 63-të. Tre minuta më pas u zëvendësua nga sulmuesi shtatlartë i Kosovës.
Pedro u përkujdes për golin e fundit në ndeshje në minutën e 87-të.
Galatasaray është i pari në Grupin E me 11-të pikë pas fitores 4:2 ndaj Marseillet.
Lazio ka tetë pikë në vendin e dytë. Marseille është në vendin e tretë me katër pikë, kurse Lokomotiva e Moskës ka dy pikë në vendin e fundit.