Sport

Basketboll, Kosova po pëson nga Norvegjia pas pjesës së parë

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll po pëson humbje në ndeshjen ndaj Norvegjisë, që po luhet në Bergen. Pas pjesës së parë rezultati është 42:33 në të mirë të Norvegjisë.

Çerekun e parë Kosova e fitoi me shifrat 22:17, por në të dytin më të mirë ishin norvegjezët që fituan me 25:11.

Norvegjia është kthyer në kualifikime pas 20 vjetësh.

Ndeshja Norvegji – Kosovë i takon raundit të parë të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.