Sport

Munishi: Dritës nuk i shënuam më shumë gola se na respektoi

 

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka thënë se ekipi tij nuk i ka shënuar Dritës më shumë se një gol për shkak se sipas tij, “i kanë respektuar më shumë se në ndeshjet tjera”. Gjilani mposhti Dritën të enjten në derbin e Gjilanit me rezultatin 1:0. Kjo ndeshje e luajtur në stadiumin e qytetit të Gjilanit i takoi javës së 15-të të Superligës në futboll. 

“Unë vij nga një nivel tjetër i futbollit. Di të shënoj edhe pesë gola, por kësaj radhe na ka respektuar më shumë Drita dhe ne nuk shënuam më shumë se një gol. Ato që na respektojnë nuk do t’i shënojmë më shumë se një gol”, ka thënë Munishi.