Sport

Bardhi beson në kualifikimin e Maqedonisë së Veriut në Botëror

 

Mesfushori Enis Bardhi ka besim se Maqedonia e Veriut ka ekip për t’u kualifikuar në kampionatin botëror “Katari 2022”. Ai shpreson që në plejof të shmangin njërën prej dhjetë përfaqësueseve më të mira të ranguara në FIFA. Maqedonia e Veriut ka siguruar plejofin për në Botëror, ndërsa shorti do të tërhiqet të premten.

“Do të doja që një përfaqësuese që nuk është ndër dhjetë më të mirat në renditjen e FIFA-s. Por kushdo që të na bjerë, ne do të luajmë, do të përpiqemi të realizojmë ëndrrën. Në futboll nuk dihet kurrë, kushdo mund ta mposhtë këdo. Sidomos ne që do të nënvlerësohemi nga kundërshtarët dhe këtu mund të shohim shansin tonë”, ka thënë Bardhi të enjten në një intervistë për “ekipa.mk”.