Sport

FFK-ja paralajmëron ankesë në UEFA për mënyrën e festimit të futbollistëve të Serbisë

 

Federata e Futbollit e Kosovës ka paralajmëruar ankesë zyrtare në UEFA lidhur me mënyrën se si lojtarë të Serbisë kanë festuar fitoren ndaj Portugalisë dhe kualifikimin në Botërorin 2022.

Tre prej lojtarëve të Serbisë kanë pozuar me tre gishta lartë dhe me fanella që përmbanin mesazhe nacionaliste serbe dhe që Kosovën e shohin pjesë të Serbisë. “Federata e Futbollit e Kosovës do të ankohet në UEFA për veprimin e futbollistëve të Serbisë, të cilët pas ndeshjes me Portugalinë janë shfaqur me fanella me mbishkrim irredentist nacionalist.